Një shqiptar, i shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur rreth 20 vite më parë në ishullin grek Kos, është arrestuar në një tjetër ishull, në Rodos.
Viktima është një grua 84-vjeçare, e cila u vra më 3 korrik 1998, raportojnë mediat helene.
Po sipas medieve greke, mësohet se ndaj 50-vjeçarit shqiptar, identitet i të cilit nuk bëhet i ditur, është ekzekutuar të mërkurën një urdhër-arrest në qytetin e Rodisit.
Ai është dënuar me 10 muaj burgim për vjedhje të kryera në Rodos në vitin 2006.











