• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLENDI FEVZIU/ A ka realisht përplasje në PD?

admin by admin
11 May, 2017
in Politika
0
BLENDI FEVZIU/ A ka realisht përplasje në PD?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
blendi fevziu, vogel

Blendi Fevziu

Disa deklarime publike të pak deputetëve të PD-së dhe disa debate në grupin parlamentar të saj janë shndërruar në sagën e re mediatike në Shqipëri. Në varësi të orientimit politik që portalet kanë, ato janë trajtuar o si një rezistencë e fortë e brendshme kundër “autoritarizmit të Bashës” ose si një lëvizje e sponsorizuar nga Rama dhe PS për të thyer aksionin opozitar në rritje të Bashës.
Në varësi të pozicionimit fillestar, të gjithë ata që kanë qenë skeptikë janë sulmuar personalisht, janë anatemuar apo fyer, pa ju gjykuar idetë që kanë shprehur, ose janë pompuar po artificialisht, për t’i bërë më të zhurmshme dhe më alarmante disa debate thuajse fare të zakonshme. Në këtë kontekst, ajo që bie në sy është kultura e përhershme dhe që nuk po rresht e manipulimit, ku të gjithë merren me pikëpyetjen se për çfarë arsye një politikan e thotë një gjë, nga se është shtyrë dhe jo me debatin se sa real apo racional është diskutimi i tij. Një histori e vjetër në Shqipëri, atavizmi më evident i Shqipërisë së mbyllur dhe mendësisë totalitare që kemi trashëguar nga diktatura komuniste.
Natyrisht nuk kanë munguar as mediat e balancuara që e kanë konsideruar këtë si një veprim normal, madje një lloj debati që në asnjë rast nuk i ka kaluar kufijtë e normalitetit, edhe pse personat që e kanë ngritur atë kanë ndjekur rrugë të ndryshme dhe jo të ngjashme të opozitarizmit në këto 4 vjet.
Personalisht kam mbetur i befasuar nga niveli shumë i zbehtë dhe fare formal i kontestimit për vendimin e PD-së. Jo vetëm që nuk kam parë ndonjë stuhi brenda PD-së, përkundrazi, ky mund të jetë një ndër vendimet më konsensuale të saj. Që një parti të vendosë të mos regjistrohet në zgjedhje dhe të marrë vendimin që zgjedhjet të mos lejohen të zhvillohen, nuk është aspak e lehtë. Personalisht kisha menduar se ky vendim do merrej në debate të forta dhe të ashpra; në kryqëzime analizash dhe idesh të kundërta, shterimi i të cilave, një nga një, do të çonte tek vendimi më i mirë. Besoja se të gjithë politikanët me eksperiencë do ishin aty me idetë dhe opinionet e tyre, por kjo nuk ndodhi. Të konsiderosh një qëndrim të Majlinda Bregut, disa fjali të Jozefinës apo të Patozit si kontestim, është as më pak e as më shumë t’i vësh emrin një liqeni, oqean. Nuk po llogaris këtu qëndrimin e Selamit sepse ai as nuk u duk në diskutimin që u bë në parti. Fryrja e “kontestimit” ishte thjeshtë një shërbim ndaj mazhorancës, por i pa sens.
E dyta, debati i brendshëm vetëm sa e forcon dhe e konsolidon një parti. Personalisht do kisha kërkuar më shumë debat edhe për t’i dhënë  forcë opozitës dhe më shumë legjitimitet aksionit të saj.
E treta, anatemimi dhe denigrimi personal i atyre që shprehën dyshime për vendimin e Bashës, gara e postimeve në facebook  kundër tyre, ishte më shumë se sa një neveri. Kjo histori e huazuar nga komunizmi, ku të gjithë solidarizoheshin me kryqëzatën për të dënuar armiqtë e partisë, është qesharake në vitin 2017. Aq më tepër denigrimi personal dhe jo debati mbi idetë e tyre. Në këtë kontekst, disa postime në facebook kundër atyre që shprehën ndonjë ide skeptike apo kundër, duke u marrë me ta personalisht dhe jo me idetë, ka qenë turpi i vërtetë i politikës së djathtë!
Natyrisht, të katër ata që janë shprehur publikisht kanë ndjekur rrugë të ndryshme opozitare. Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi kanë pasur vërejtje për vendimin e jo rrallë këto katër vite edhe për drejtimin e Bashës. Por të dy ata kanë qenë zëra të spikatur opozitarë në parlament. Nuk e kanë reshtur asnjë sekondë kritikën ndaj Qeverisë Rama, ndaj kontestimi i tyre duhet marrë seriozisht. Dhe ky qëndrim 4 vjeçar e bën kontestimin e tyre edhe më dinjitoz.
Majlinda Bregu ka zgjedhur që herët një profil të ndryshëm opozitar. E ka parë veten më shumë si një figurë konsensuale dhe e matur, një lloj vijimi i profilit që pati në vitin e fundit si Ministre e Integrimit. Ajo ka pasur më shumë qëndrimin e një “ndërkombëtareje” brenda PD, me një lloj distance nga të dyja palët, se sa atë të një opozitareje aktive. Së fundmi ajo e ka qartësuar edhe vetë pozicionin e saj, duke deklaruar në disa postime në Facebook, se ka vetëm një filozofi politike, atë të Europës. Duke lënë të kuptohet se vetë po ndjek për të shkuar atje rrugën administrative të BE dhe jo atë që Basha e quan, rruga e vlerave të vërteta të BE.
Eduard Selami është pak më i vështiri për t’u klasifikuar. Në këto 4 vite ai s’ka folur asnjëherë në Parlament, por ka qenë aktiv së paku dy herë në intervista në VOA. Kjo është rruga që ai ka ndjekur për të qenë në politikë, një rrugë që më gjasë është “rrugicë qorre”. Por edhe kjo është zgjedhja e tij. Një njeri që ka qenë themelues i PD, i pari Sekretar i Përgjithshëm dhe më pas Kryetar i saj për 3 vjet, duhej të kishte luajtur një rol më aktiv në këto 4 vite.
Për të gjitha këto arsye, debati brenda PD është më shumë se sa normal, madje shumë më pak i tensionuar se sa ai që kam pritur unë dhe shumë vetë. Ai duhet stimuluar dhe jo të goditet, sepse vetëm një debat i hapur dhe tolerant e bën edhe vetë aksionin e PD më të besueshëm!

Previous Post

Itali, ja gjyshja shqiptare që fle mbi drogë

Next Post

Zgjidhet trupa gjyqësore për padinë e 18 qershorit, të enjten e ardhshme shqyrtimi

admin

admin

Next Post
Zgjidhet trupa gjyqësore për padinë e 18 qershorit, të enjten e ardhshme shqyrtimi

Zgjidhet trupa gjyqësore për padinë e 18 qershorit, të enjten e ardhshme shqyrtimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.