Kolegji Zgjedhor pritet të hedhë shortin për 5 anëtarët që do të shqyrtojnë ankimimin e opozitës për 18 qershorin.
Opozita me firmë të PAA ankimoi në Kolegjin Zgjedhor listat e kandidatëve të subjeketeve zgjedhore të regjistruara për 18 qershorin, duke i konsideruar si të jashtëligjshme.
Opozita argumenton se listat janë dorëzuar jashtë afateve ligjore, pasi data përfundimtare ka qënë 28 prilli në orën 24:00.
Në kërkesën që mban firman e Partisë Agrare Ambjentaliste, pasi ky subjekt rezulton i regjistruara dhe delgjitimohet në ankim, argumentohet se listat janë dorëzuar jashtë afateve ligjore, pasi data përfundimtare ka qënë 28 prilli në orën 24:00.
Ankimi i listave në Kolegj zgjedhor u lajmërua më herët nga kryetari i opozitës Lulzim Basha në çadrën e protestës.











