IframeKjo melodi familjare për veshët, mban vulën e Robert Miles. Dj dhe producenti italo-zvicerian nuk jeton më. I konsideruar si mbreti i trancit italian, Robert Miles, emri i vërtetë i të cilit është Roberto Concina, ndërroi jetë.
Prej disa vitesh krijuesi i hitit “Children” ishte shpërngulur në Ibiza, ku vazhdonte aktivitetin e tij si Dj. Por prej një viti, ai që njihet si një prej pionierëve të muzikës elektronike, ishte sëmurë rëndë, deri sa e humbi betejën me jetën.
Robert Miles do të kujtohet edhe me një tjetër himn që shoqëroi brezin e viteve ’90. Së bashku me “Children” ai identifikohet njësoj edhe me “One and One”. Zor se gjen dikë të atyre viteve, mos ketë kërcyer në diskotekat e kohës me ritmin e meloditë e këtyre këngëve.












