Një banesë dy katëshe është përfshirë nga zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, në qendër të qytetit.
Godina ndodhej pranë poliklinikës ndërsa kati i parë i saj shërbente si lokal, ndërsa kati i dytë ka qenë i pabanuar.
Sipas burimeve nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur pas mesantës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.












