Negociatat për futjen e opozitës në zgjedhjet e qershorit vijojnë ende. Këtë radhë kanë ardhue 9 kongresmenë amerikanë për të realizuar disa takime me krerët politikë.
Sipas informacionevë delegacioni kryesohet nga Bob Goodlate, kryetar i Komisionit të Drejtësisë Amerikane.
Aktualisht po takojnë z.Ilir Metën në Kryesinë e Kuvendit, të shoqëruar edhe nga ambasadori amerikan Donald Lu.
Më herët u takuan edhe me presidentin Bujar Nishani.
Kongresmenët do te kenë takime edhe me mazhorancën dhe opozitën. Në fokus të bisedave është zgjidhja e krizës aktuale politike.












