Pas arrestimit të mësuesit 64-vjeçar, akuzuar nga nxënësja 14-vjecare e shkollës ku ai jepte mësim në kryeqytet ka reaguar edhe drejtoresha e shkollës.
Rajmonda Halilaj, ka thënë se mësuesi Hasan Martani është pezulluar nga shkolla, raporton News24.
“Çështja është nën hetim dhe i takon organeve kompetente të zbardhin gjithçka. Unë di që ngjarja për të cilën akuzohet mësuesi ta ndodhur vetëm në Facebook dhe jo në ambientet e klasës”- ka thënë ajo.











