Një nga këngëtarët dhe aktorët më të suksesshëm në Turqi, Ozcan Deniz ka nisur një histori dashurie me një nga emrat më të njohur të modelingut .
Mediat turke raportojnë se aktori ka nisur një histori dashurie me Selin Yagcoglu, e cila është 18 vite më e re se këngëtari.
Kujtojmë se Ozcan është bërë i njohur për publikun shqiptar me interpretimin e tij në serialin ‘Një pjesë e imja’ në rolin e Kahraman.














