Në policinë e Elbasanit është bërë një denoncim ku dyshohet për abuzim me fëmijë të mitur.
Kallëzimi është bërë nga drejtoresha e qendrës humanitare “A2B Albania”, Elona Deliu.
Sipas saj në fondacionin që ajo drejton është abuzuar seksualisht një fëmijë e moshës 14-vjeçare, O. Sh.
Ndërkohë që ende nuk dihet se cili është personi i akuzuar për këtë vepër penale, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.












