Foto Ilustruese
Një 44-vjeçar tentoi të djegë me benzinë një 60-vjeçar. Ngjarja e rëndë u parandalua nga policia në Sarandë.
Mësohet se Janaq Xega nga Konispoli tentoi të digjte me benzinë 60-vjeçarin me iniciale P. P. Ngjarja ndodhi pas një sherri banal mes tyre.
Në këtë moment, autori hyri në banesën e 60-vjeçarit dhe tentoi t’i vendoste flakën.
Pas njoftimit ndërhyri policia duke bërë të mundur arrestimin e Janaq Xegës.












