Javën që vjen në Tiranë pritet të mbërrijë Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i shtetit për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee. Ai do të zhvillojë takime me liderët kryesorë politikë, në përpjekjen për arritjen e një marrëveshjeje mes opozitës dhe mazhorances.
Mësohet se zëvendësndihmës sekretarit i shtetit do të takojë kryeministrin Rama,kryeparlamentarin Ilir Meta dhe kreun e PD Lulzim Basha.
Kjo vizitë vjen pas dështimit të negociatorit të Partisë Popullore Europiane David Mcallister për të bindur palët të arrijnë marrëveshje për daljen nga kriza.











