Foto Ilustruese
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në qytetin e Durrësit gjatë natës.
Mësohet se lënda shëprthyese ishte vendosur në derën e një banese në lagjen 15 të qytetit bregdetar.
Nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Banesa të cilës i ishte vendosur eksploziv është në pronësi të Fetah Mataj, i cili më parë ka qenë i dënuar.
Ai ka dalë nga burgu pak kohë më parë.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.












