Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 4 vite burg për gjykatësen e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea.
Ajo akuzohet për korrupsion pasi u zbulua se skema se si do të merrte 50 mijë euro, për të favorizuar një vendim gjyqësor.
Prokuroria ka kërkuar gjithashtu edhe heqjen e funksioneve publike prej 5 vitesh për Majlinda Andrean. Ajo është pezulluar tashmë nga Gjykata e Lartë.
Prokuroria kërkoi gjithashtu dënimin e bashkëshortit të gjyqtares, Odise Andrea me 5 vjet burg plus heqjes e së drejtës për ushtrim të detyrave publike për 5 vjet.
Prokuroria kërkoi dënimin edhe për bashkëpunëtorët e dyshuar, Petrit dashi 4 vjet burg, për Ilia Çabiri 2vjet burg dhe për Eleni Lino 1 vit burg.











