• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PROJEKTLIGJI & KRITERET/ Ja kush i emëron tani e tutje drejtorët e shkollave

admin by admin
8 May, 2017
in Kronika
0
PROJEKTLIGJI & KRITERET/ Ja kush i emëron tani e tutje drejtorët e shkollave
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjerohen kompetencat e bashkive në arsimin parauniversitar. Pas personelit të kopshteve e çerdheve, vendorët kanë kompetencë të plotë edhe në emërimet e drejtuesve të shkollave.
Një projektligj i miratuar së fundmi në qeveri përcakton se si emërimi dhe shkarkimi i drejtorëve nuk do të bëhet më nga personat në krye të drejtorive arsimore rajonale, por nga krerët e bashkive përkatëse.
“Drejtori i institucionit të arsimit parashkollor emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë përkatëse, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit”, citohet në nenin 55 të ndryshuar.
Sa u takon kritereve që duhet të plotësoje një mësues për të qenë drejtues shkolle, ekspertët e arsimit e kanë parë të paarsyeshme të rrisin shkallën e kualifikimit, duke ruajtur shkallën e tretë “mësues i kualifikuar”, ndërsa fokusohen vetëm në certifikimin e duhur, si dhe mosangazhimin në forume politike pasi janë emëruar.

Kushtet për mësuesit
Përveç kushteve për drejtuesit, zbardhen edhe kushtet që duhet të plotësojnë ata që dëshirojnë të jenë arsimtarë.
Së pari, mësuesit e parashkollorit duhet të zotërojnë së paku një diplomë të ciklit të parë “Bachelor”, ndërsa mësuesit e ciklit fillor, përveç saj duhet të kenë edhe “Master profesional” në mësuesi.
Sakaq, kandidatët për të dhënë mësim në ciklin e mesëm të ulët, ose nga klasa e 5-9, duhet të kenë në CV-në e tyre një diplomë “Bachelor” dhe “Master shkencor” të lëndës që japin.
Projektligji i miratuar përcakton se ata që kanë bërë dikur ciklin 4-vjeçar të shkollimit të lartë nuk kanë të nevojshme t’i rikthehen shkollës për një cikël të ri studimesh të specializuara. Pra, masteri nuk është kusht.
“Profesioni i mësuesit mund të ushtrohet edhe nga individë që zotërojnë diplomë universitare të ciklit të parë dhe të dytë, ose diplomë universitare me kohëzgjatje, së paku 4 vite akademike, të ngjashme ose të përafërta me fushën/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar. Diplomat e njëvlershme, diplomat e ngjashme ose të përafërta me diplomat e sipërpërmendura të këtij neni, në fushat/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar, përcaktohen me udhëzim të ministrit”, përcaktohet në projektligj.
Përfundimi i praktikës së detyrueshme profesionale 1-vjeçare së bashku me licencën që merret pas dhënies së provimit të shtetit vijojnë të mbeten kushte për të gjithë mësuesit, ata të ciklit të ulët, të mesëm të ulët, gjimnaze dhe shkollave të arsimit të orientuar.

Previous Post

Facebook së shpejti me televizionin e tij, ja çfarë do të transmetojë

Next Post

LETRA/ Zgjedhjet në Francë, Basha uron Macron

admin

admin

Next Post
LETRA/ Zgjedhjet në Francë, Basha uron Macron

LETRA/ Zgjedhjet në Francë, Basha uron Macron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.