Nisma #Thurje ka publikuar sot një video në profilin e tyre në facebook.
Në video shikon qartë pamjet se çfarë ka ndodhur me kafshët në Landfillin e Sharrës.
Ndërkohë që dëgjohet dhe rrëfimi i një punonjësi bashkie.
“Të dashur miq kjo video është rrëfimi i një punonjesi të bashkisë së Tiranës…në grumbullimin e plehrave të Landfillit te Sharrës. Shteti jonë po bën masakër me katërputroshët duke i ekzekutuar njësoj si HITLERI HEBRENJT. Ju lutem kërkojme ndihmë nga Ambasadat e huaja në Shqipëri të mundohen të ndërhyjnë këtë masakër ç’njerëzore!”- shprehet stafi i Nisma #Thurje.












