Ditën e djeshme u plagos me armë zjarri boksieri i Vllaznisë.
Nelson Hysa sapo kishte dalë nga berberi, kur dy persona të armatosur qëlluan drejt tij dhe u larguan.
Dy autorët u larguan me motorr.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura Dervish Beg”.
Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasin me inicialet V.K., 21 vjeç.
Autoritetet e kanë shpallur në kërkim 21 vjecarin dhe hetimet vijojnë ende.











