Në çadrën e protestës së opozitës janë vendosur kurora me lule në krah të një banderole me foton e Qeverisë.
Njësia 5 e PD në Tiranë ka improvizuar një funeral të “Rilindjes”, duke kujtuar premtimet dhe punën që ka bërë Qeveria Rama gjatë mandatit 4-vjeçarit.
“Përrallat e Rilindjes” janë quajtur nga opozita premtimet e bëra 4 vite më parë, që sipas tyre rezultuan të jenë krimi, kanabisi dhe korrupsioni.












