Kryeministri Rama ka mohuar çdo lidhje të mundshme të policisë me zgjedhjet. Policia është e depolitizuar dhe sipas ligjit duhet t’i qëndrojë larg politikës. Por një denoncim i ardhur nga ish -kryeministri Berisha tregon të kundërtën. Sipas Berishës, efektivë të policisë, me uniforma, janë pjesëmarrës në prezantimin e kandidatëve të PS për deputetë në Memaliaj.











