Foto Ilustruese
Të paktën 5 persona që udhëtonin me një mjet tip “Benz” kanë mbetur të plagosur pasi u përplasën me një tjetër aksident.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në Unazën Plepa –Shkozet,në kryqëzim.
Sipas Policisë, të plagosurit janë drejtuesi I mjetit, A. S. dhe pasagjerët në mjet, bashkëshortja e tij, D. S., 26 vjeçe, dhe gjyshja H. D. 65 vjeçe.
Mes të plagosurve janë edhe dy fëmijët të moshën 1 vjeçe dhe V. S., 5 vjeçe.
Mësohet se fëmijët dhe gjyshja e tyre aktualisht ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa çifti i bashkëshortëve në Spitalin Ushtarak Tiranë.












