• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANALIZA/ A do të ndikojë shtyrja e votimeve në Kavajë për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri?

admin by admin
7 May, 2017
in Politika
0
ANALIZA/ A do të ndikojë shtyrja e votimeve në Kavajë për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mazhoranca këmbëngul që zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen më 18 qershor, kurse opozita ka paralajmëruar protestë masive në Tiranë për plotësimin e kushtit për qeveri teknike.

Ndërprerja e procesit të votimit për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, nga tërheqja e kandidatit të mazhorancës, duket sikur ka zbutur tensionin politik, por pas këtij vendimi, nuk ka shenja konkrete për rifillimin e dialogut. Nga votimet e pjesshme të parakohshme të Kavajës tani fokusi është tek zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit. Mazhoranca po këmbëngul për zhvillimin e tyre, qoftë dhe pa pjesmarrjen e opozitës. Ndërkohë që PD dhe koalicioni i djathtë pas rreth dy muaj e gjysmë protestë vijojnë të kërkojnë qeveri teknike dhe më pas zhvillimin e votimeve parlamentare.

Basha: Zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri teknike
Kryetari i PD-së Luzim Basha e përshkroi  tërheqjen e mazhorancës nga Kavaja jo si dhuratë, apo lëmoshë, por si sprapsje “të detyruar nga refuzimi masiv i kavajasve për t’u keqpërdorur dhe sprapsje e tmerruar nga bashkimi masiv i shqiptarëve që ishin bërë gati të marshonin në Kavajë dhe të çlironin republikën e të sillnin Republikën e Re”.
Basha ju tha mbështetësve të mbledhur në çadrën e ngritur ngjitur me kryeministrinë të shtunën, se në datën 13 maj do të ketë një protestë paqësore masive për të rikonfirmuar kërkesën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por pas ndërtimit të një qeverie teknike. Për shefin e opozitës nuk do pranohen kurrë “zgjedhje të diktuara nga krimi droga e pa opozitën dhe se të vetmet zgjedhje që ky vend do të mbajë, do të jenë zgjedhjet e të lira e të ndershme nga droga, krimi monizmi me një qeveri teknike e cila do të përmbushë mandatin popullor për zgjedhje të lira e të ndershme”.

Rama: Më 18 qershor qytetarët do japin mesazh se rruga jonë është Europa
Duke shfrytëzuar pjesëmarrjen në një veprimtari që u zhvillua të shtunën në mbrëmje, në kuadër të Javës Evropiane, kryeministri tha se vendi aktualisht është në udhëkryq, duke evidentuar pengesa dhe barrikada për zbatimin e reformës në drejtësi. Duke u ndalur tek procesi i integrimit europian të Shqipërisë, Rama, shprehur bindjen se në këtë udhëkryq do të fitojë e ardhmja dhe nuk do të imponohet e shkuara.
“Do të fitojë Evropa në zemrat dhe në vullnetin e shqiptarëve dhe nuk do të fitojë kundërvënia ndaj saj nga frika dhe tmerri për drejtësi. Kjo është sfida për të cilën jemi të përkushtuar, shpresojmë dhe që kjo periudhë e brendshme politike shpresoj ta kalojmë. Udhëkryqin politik ta kapërcejmë në mënyrë të njerëzishme. Ne do ja dalim siç jam i bindur që me 18 qershor qytetarët do të japin një mesazh që rruga jonë është Europa dhe nuk mund të shtyhet më tepër në kohë”.

Vlahutin: Jepuni qytetarëve shqiptarë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar
Pas shtyrjes së votimeve në Kavajë vijojnë dhe reagimet e ndërkombëtarëve si apelim për reflektim nga klasa politike në gjetjen e konsensusit. Pas reagimeve të ambasadave të Gjermanisë, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, të shtunën u prononcua dhe shefja e Delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin. Ambasadorja Vlahutin tregoi siguri se, sipas saj, do të ketë guxim e mençuri të mjaftueshme dhe kurajo në gjithë politikën shqiptare, që të gjenden mënyra të arsyeshme për t’u dhënë gjithë qytetarëve shqiptarë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar partinë të cilën ata zgjedhin.
“Kjo nuk duhet të jetë dhe nuk ka për të qenë bllokim i ambicies për integrimin në BE. Çdo gjë që ne si BE bëjmë bëhet për qytetarët e Shqipërisë. Besoj në mënyrë absolute që gjithçka kanë për të bërë politikanët shqiptarë kanë për ta bërë për qytetarët e këtij vendi. Është më e lëhtë të luftosh apo të zihesh për diçka sesa ta ndërtosh atë”.

Vendimi për votimet në Kavajë, një akt të fortë politik
Pedagogu i fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Sokol Hazizaj, e shikon me pasoja vendimmarrjen politike ne kurriz të respektimit të ligjit për kryerjen e procesit zgjedhor. Hazizaj shprehet për Deutsche Welle-n se dështimi  i realizimit të një procesi zgjedhor siç janë votimet për bashkinë e Kavajës, vjen për pasojë të mungesës së përdorimit të instrumenteve politikë të dialogut, dhe nga ana tjetër nga mungesa e dëshirës dhe vullnetit për të respektuar  kushtetutën.
“Në këtë kuptim pasojat e dështimit janë më të mëdha se sa vështrimi politik. Pasoja vjen haptazi dhe në keqpërdorimin nga politika të financimeve të procesit, të cilat janë më shumë se të konsiderueshme. Dështimi tre dimensional i zgjedhjeve në Kavajë është kushtetues, politik, pse jo dhe paralajmërim serioz i realizimit të një procesi të dështuar të zgjedhjeve politike më18 qershor 2017 dhe më pas”.
Nga arbitrariteti aktual i politikës shqiptare, sot kushtetuta është joekzistente, pasi nuk funksionon kapitulli i saj universal i të drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
Analisti i medias, Elton Metaj, e shikon lëvizjen e fundit të mazhorancës në garën për Bashkinë e Kavajës si një akt të fortë politik, që sipas tij evitoi krijimin e një tensioni të rrezikshëm. Metaj shikon dy elementë nga ky zhvillim. Së pari, se realizimi i zgjedhjeve pa opozitën bart rrezikun e shtuar të tensioneve të larta, që të provokuara fare pak të çojnë te dhuna. Shqipëria ka një histori jo të mirë në këtë drejtim. Element i dytë në analizën e Metajt për Deutsche Welle-n, lidhet me arsyetimin e kryeministrit se në Kavajë kishte një plan destabilizimi të vendit.
“Nëse ky plan është real, kryeministri duhet të veprojë si drejtues i qeverisë, nëpërmjet strukturave të sigurisë. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë jemi duke përdorur sigurinë kombëtare për retorikë dhe lëvizje politike. Java e ardhshme do të jetë vendimtare për zgjidhjen e krizës, pasi z. Rama ka deklaruar se prej dates 8 maj nuk do të ketë më negociata, ndërsa opozita ka lajmëruar  protestë popullore më 13 maj në Tiranë”.
Sipas tij java që vjen mund ta çojë krizën në “temperaturën e pjekjes”, duke shtyrë drejt zgjidhjes. Metaj parashikon se ditët që vijnë “ndoshta do të përkeqësojnë krizën, duke e galvanizuar dhe duke e ndihmuar të zgjidhet”. DW

lulzim basha, proteste opozite cader

Previous Post

FOTO/ Ish-Kryeministri denoncon: Polici e politizuar, ja si prezantohen kandidatët e PS

Next Post

Gjyshërit duan ta shohin “murgeshë”, 17-vjeçarja ka një mesazh për ata

admin

admin

Next Post
Gjyshërit duan ta shohin “murgeshë”, 17-vjeçarja ka një mesazh për ata

Gjyshërit duan ta shohin “murgeshë”, 17-vjeçarja ka një mesazh për ata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.