Një telefonatë anonime ka alrmuar sot qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve të policisë personi që ka telefonuar ka lajmëruar për prezencën e një pakoje të dyshimtë pranë rrugës së teatrit “Skampa” në Elbasanit. Kanë mbërritur menjëherë forcat e shumta policore në rrugën “Qemal Stafa” dhe po hetohet për përmbajtjen e saj. Pas verifikimeve të policisë është vërtetuar se pakoja e dyshimtë ka brenda lëndë plasëse, dhe ndodhet poshtë një makine tip “golf” ngjyrë blu me targë AA 774 NK. Nuk bëhet i ditur identiteti i pronarit të makinës. Ndërkohë vazhdojnë ende hetimet.












