Kreu i mazhorancës Edi Rama dhe ai i opozitës, Lulzim Basha janë duke zhvilluar takimin e dytë mes tyre në përpjekje për të zgjidhur krizën politike.
Takimi zhvillohet vetëm mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Ai ka nisur rreth orës 19:00.
Dje u zhvillua takimi i parë mes tyre, ku të pranishëm ishin edhe Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka, ndërsa takimi drejtohej nga kreu i Shtetit, Bujar Nishani.












