Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Laprakë, afër rrethrrotullimit të Doganës. Makina që shihni në foto, një tip “Golf 4” është rrotulluar disa herë edhe është përmbysur.
Sipas burimeve i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit.
Paraprakisht thuhet se shkak është bërë shpejtësia e lartë e mjetit.
Gjatë aksidentit ka përplasur edhe një Mercedes Benz por pa pasoja në njerëz. Trafiku aktualisht në këtë aks është i bllokuar.















