Është arrestuar përgjegjësi i zyrës përmbarimore Fier.
Pëllumb Isufaj, 47 vjeç, banues në Fier akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në bazë të një pune disa mujore nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u finalizua operacioni policor i koduar “PERMBARUESI”.
Isufaj në abuzim me detyrën i ka kërkuar ryshfet shtetasit me iniciale G.M, me qëllim për të mos ekzekutuar një vendim gjyqësor.











