Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin në Vlorë. Në orën 12:00 do të shembet me shpërthim të kontrolluar një objekt 5 katësh.
Për shembjen e tij, IKMT do të përdorë 15 kg lëndë eksplozive në 500 vrima te hapura e trupin e objektit.
Drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, tha në Vlorë do të vijojnë operacionet deri në prag të nisjes së sezonit turistik.












