• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VENDIMI/ Paga minimale, qeveria miraton rritjen në 24 000 lekë, cilat janë efektet pozitive dhe negative

admin by admin
3 May, 2017
in Ekonomia
0
VENDIMI/ Paga minimale, qeveria miraton rritjen në 24 000 lekë, cilat janë efektet pozitive dhe negative
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Paga minimale mujore për punonjësit, në shkallë vendi që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj do të jetë 24,000 (njëzet e katër mijë) lekë.
Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
Paga bazë minimale, orare, të jetë 138 lekë.
Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
Vendimi nr. 573, datë 3.7.2013 i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi ‘shfuqizohet’”, thuhet në vendimin e qeverisë

Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme të saj ndryshimin e pagës minimale në 24,000 lekë. Pas tre vitesh, ky është ndryshimi i parë që i bëhet pagës minimale e cila llogaritet aktualisht në 22,000 lekë. Caktimi i këtij niveli erdhi pas një diskutimi të gjatë mes qeverisë dhe palëve të interesit. Kundër nivelit të kësaj page janë vetëm sindikatat, përfaqësuesit e të cilave kanë kërkuar që paga minimale të rritet në nivelin 26,000 lekë.
Për herë të fundit paga u rrit në vitin 2013 dhe që nga ajo kohë nuk është indeksuar as me ndryshimin e çmimeve të konsumit. Shqipëria është ndër vendet me pagën më të ulët minimale në rajon (aktualisht në 157 euro). Për biznesin ky është konsideruar si një avantazh për të tërhequr sipërmarrësit e huaj, veçanërisht në fushën e prodhimit, duke qenë se konkurrenca në rajonin e Ballkanit është e fortë.
Por, ndryshimi i pagës minimale ka dy efekte. Nga njëra anë qëndron biznesi, të cilit do t’i rriten kostot e punës së biznesit. Vetëm për sigurimet shoqërore rritja do të ishte 334 lekë. Në kushte të tilla, biznesi mund të detyrohet që të shkurtojë vendet e punës ose të ulët investimet çka nuk do të ishte një lajm i mirë për ekonominë.
Në anën tjetër qëndron punëmarrësi i cili do të kishte disa të ardhura më të larta. Drejtuesit e sindikatave argumentojnë se një pagë minimale më e lartë mbron kapitalin njerëzor nga shfrytëzimi i padrejtë dhe shton konsumin.
Por, këtë e kundërshtojnë bizneset sipas të cilave kjo rritje nuk do të ndihet nga punëmarrësit, pasi kostot shtesë do të reflektohen te çmimet e ca më keq, mund të nxitet, me dëshirë edhe informaliteti.
Kjo gjë e bën diskutimin specifik. Një pjesë e ekspertëve e marrin në konsideratë këtë fenomen e disa të tjerë jo. Institucionet financiare ndërkombëtare, veçanërisht Banka Botërore, thekson se informaliteti në tregun e punës është sa 48% e tregut në tërësi. Një argumentim, i cili vendoset përballë atij mbi rritjen e pagës minimale.
Rritja e pagave minimale, në terma realë, ka qenë shumë e ulët në periudhën midis viteve 2000–2015, me qëllim për të mos nxitur efekte negative në treguesin e punësimit. Punëdhënësit kanë përdorur mekanizma rregullues në vend të angazhimit për rritjen e kostos së punës.

Biznesi kundër rritjes, cilat janë kostot
Nëse ka një sektor që do ta ndiejë fort ndryshimin e pagës minimale ai është padyshim fasoni.
Më herët, përfaqësues të këtij sektori kanë thënë për “Monitor” se rritja e pagës minimale do të ishte shkatërruese. Kostot e punës do të rriteshin ndjeshëm. Kjo do të bënte që porositësit të largoheshin në vende të tjera, si në Maqedoni apo në Tunizi. Një tjetër vend konkurrues është edhe Rumania, që ka një nivel të ulët pagash. Fondi i pagave në industrinë e fasonit llogaritet në rreth 70% të shpenzimeve.
“Me rritjen e pagës minimale, këto shpenzime do të rriten edhe më tej. Nuk duhet të harrojmë edhe faktin se në Shqipëri është vështirë të gjesh krah pune të kualifikuar për këtë sektor. Vetëm Tirana, sot për sot, ka nevojë për 10,000 forca pune”, thotë Zekja.
Gjergj Liqejza, një tjetër drejtues kompanie fasoni në Shkodër, numri i punonjësve të së cilës llogaritet në rreth 700, tha se biznesi i tij në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk do të prekej, pasi siç konfirmon nuk ka asnjë punëtor që e paguan me pagë minimale.
Sipas tij, paga është një element i cili rregullohet nga vetë tregu dhe nuk është e nevojshme që të bëhet me politika diktuese e detyruese. Por, për sektorin e fasonit, një lajm i tillë do të ishte tejet negativ, pasi do të rriste tendencën për abuzime dhe informalitet. Liqejza tha se në sektorin e fasonit, fondi i pagave zë rreth 60% të kostove dhe se rritja do të cenonte rëndë marzhin e fitimit të kompanive që operojnë. Në anën tjetër, do të nxiste ekonominë informale.
Rëndimi i situatës, shtoi Liqejza, mund të çojë deri atje sa të bëjë që firmat e huaja që punojnë me fasonin shqiptar të tërhiqen e të gjejnë tregje të tjera si Bullgaria (e cila ende ka pagë më të ulët në rajon) apo Maqedonia e cila ofron edhe zona të lira ekonomike.
“Në këto kushte, mund të themi qartë se po pranohet me dashje nxitja e informalitetit”.
Ai thotë se nuk është kundër vendosjes së një kufiri për pagën minimale, por këtë duhet ta bëjë tregu jo qeveria. Në anën tjetër, përcaktimi i tyre pa vendosur zyrtarisht minimumin jetik, është i pastudiuar.
“Nga njëra anë, tatimfitimi 15%, po kaq edhe tatimi mbi dividentin, 9% nga rritja e pagës minimale, të gjitha këto nuk bëjnë gjë tjetër veçse rrisin koston e punës dhe na bëjnë jo konkurrues”, thotë Liqejza.
E duket se në të njëjtën linjë janë eksportuesit, si dhe prodhuesit në vend.
Ndërsa Alban Zusi president i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, tha se në sektorin e eksporteve ndikimi do të jetë negativ.
“Sot sipërmarrësit po të kenë hapësira të tjera për të rritur pagat e bëjnë këtë me dëshirën e tyre, pasi është fakt i njohur që të gjitha bizneset eksportuese kanë nevojë për më shumë fuqi punëtore, kanë porosi më tepër se çfarë janë duke bërë për eksport, por janë përballë vështirësive në gjetjen e punonjësve.
Nëse do të kishte hapësirë për të rritur pagat një biznes do ta bënte. Por, nëse i thuhet biznesit të rrisë pagat nga aq në kaq lekë, atëherë gjasat janë që të rrisim në mënyrë artificiale kostot e produkteve të prodhuara nga kompanitë eksportuese dhe në këtë rast efekti do të jetë në reduktimin e eksportit, ose do të humbasim kontratat pasi nuk mund tija transferosh koston e shtuar në mënyrë administrative partnerit tënd të huaj.
Ose bizneset do të jenë të detyruar të reduktojnë punonjësit me rentabilitet të ulët pra ata që punojnë në kufirin e pagës minimale. Ata do të jetë të parët që shkurtohen nga puna sepse mbajtja e tyre në punë do të rezultojë si kosto e shtuar.
Ekziston rreziku i kalimit të biznesit në një marrëdhënie informaliteti me punonjësit e tyre duke i bërë tashmë edhe shumë fragile ose të dobët në marrëdhënien e tyre, me punonjësin pasi punëdhënësi do ti thotë po të kaloj në bankë kaq para sa është paga jote minimale por do të duhet të mi kthesh këto para mbrapsht.
Kjo përveçse do të jetë një informalitet i pastër kthehet në një marrëdhënie shumë të rrezikshme për sipërmarrësin pasi mund të jetë i cenueshëm në çdo moment për mashtrim apo çështje të tjera.
Në këto kushte çdo tentativë për të rritur pagat mbi baza administrative, me urdhra apo dekrete është në kundërshtim me të gjitha ligjet e ekonomisë së tregut”, tha z.Zusi.
Por, nga ky vendim nuk do të dëmtohen vetëm eksportuesit, por edhe prodhuesit vendas të cilët do të dalin në treg për shkak të rritjes së kostos së fuqisë punëtore.

Ja sa do të bëhet paga maksimale për efekt të kontributeve shoqërore pas këtij ndryshimi
Por, krahas pagës minimale, do të ndryshojë dhe ajo maksimale, për efekt të llogaritjes së kontributeve si dhe paga minimale, për efekt të kontributeve dhe sigurimeve shëndetësore për të vetëpunësuarit.
Sipas draftit “Për disa ndryshime në vendimin për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimet e kujdesit shëndetësor” të miratuar në Këshillin e Punës, paga maksimale për personat e punësuar bëhet 105,850 lekë, nga 97,030 lekë që ishte më parë, me një rritje prej 9%, apo 8,820 lekë.
Si rrjedhojë, sigurimet për të punësuarit me pagë maksimale bëhen 29,532 lekë, nga 27,071 lekë, që ishin më parë.
Sigurimet shëndetësore për të punësuarit llogariten jo më pak se paga minimale prej 24 mijë lekësh dhe deri në shumën e pagës bruto, sipas deklaratës në listëpagesë.
Edhe për të vetëpunësuarit, paga minimale mujore është jo më pak se paga mujore e barabartë me 24 mijë lekë dhe sipas përcaktimit të vetë personit deri në 105,850 lekë.
Të vetëpunësuarit me pagë minimale do të paguajnë tashmë 7,152 lekë kontribute për sigurimet, nga 6,491, që paguanin më parë.
Sigurimet shëndetësore për të vetëpunësuarit llogariten mbi dyfishin e pagës minimale prej 48 mijë lekë (3.4% e 48 mijë lekë), i barabartë me 1,632 lekë.
Për invalidët, që marrin pension invaliditeti të pjesshëm, paga minimale mund të jetë deri në 50% më e ulët se paga minimale zyrtare.
Paga minimale në bujqësi është 5,035 lekë.
Të vetëpunësaurit si shitës ambulantë duhet të deklarojnë kontribut minimal mujor prej 5,1250 lekë, nga të cilat 3,488 për sigurimin shoqëror dhe 1,632 për kujdesin shëndetësor.  Monitor

Previous Post

Vlorë, atentati ndaj Elidon Mehmetit, babai nxjerr faktet kundër Policisë

Next Post

EMRAT/ Skënder Gjinushi PSD-së, me deputetë të PS-së në krye të listave

admin

admin

Next Post
EMRAT/ Skënder Gjinushi PSD-së, me deputetë të PS-së në krye të listave

EMRAT/ Skënder Gjinushi PSD-së, me deputetë të PS-së në krye të listave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.