Dje, në rezervuarin e fshatit Vreshtas, në Korçë, është gjetur i mbytur nga familjarët e tij shtetasi M. Z., 70 vjeç, banues në Vreshtas-Maliq.
Nga hetimet e kryera, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkak i vdekjes së tij dyshohet të ketë qenë një rrëshqitje aksidentale, në vendin ku shtetasi i mësipërm kulloste bagëtitë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”.











