Një 41 vjeçar nga Saranda është ekstraduar nga Athina e Greqisë në drejtim të Tiranës.
Gentjan Ruli, u ekstradua nga Interpoli pasi është dënuar në Shqipëri me 7 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.
“Gentjan Ruli, është dënuar me 7 vjet në burg, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për kryerjen e veprës penale ‘Trafikim i lëndëve narkotike’”, njofton Policia e Shtetit.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën, Greqi realizoi arrestimin provizor dhe ekstradimin drejt vendit tonë të këtij personi.












