• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SUPERSEKUESTRIMI/ Miliona metra ndërtim, ara dhe troje konfiskohen në Fier

admin by admin
2 May, 2017
in Kronika
0
SUPERSEKUESTRIMI/ Miliona metra ndërtim, ara dhe troje konfiskohen në Fier
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda dërgon në gjykatë kërkesën për konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurisë në rreth 2.1 milionë metra katrorë troje, tokë arë, pyje dhe ndërtim, të regjistruara në emër të familjarëve të shtetasit Fatmir Kajolli, në Fier.

Gjithashtu, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin edhe të tre shoqërive tregtare, të regjistruara po në emër të familjarëve të ngushtë të shtetasit Fatmir Kajolli.

Ai akuzohet se i ka siguruar këto pasuri në bazë të të ardhurave të siguruara nga aktiviteti i tij i paligjshëm në Itali, ku rezulton se është dënuar 2 herë për veprat penale të pjesëmarrjes në “Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shkelje e ligjit për lëndët narkotike”.

Në bazë të aktit të ekspertimit, vlera e aseteve në pronësi, kryesisht të ish-bashkëshortes së Kajollit, shtetases Majlinda Çuko, arrin në vlerën e rreth 1.1 miliardë lekëve të reja.

Në bazë të hetimit pasuror, rezulton se vetëm një pjesë e vogël e pasurisë së familjarëve Kajolli, është përfituar në bazë të një kontrate shit-blerje. Konkretisht, rezulton se shtetasja Majlinda Çuko ka blerë nga bashkëshorti i saj, Fatmir Kajolli, truallin me sipërfaqe 4500 m2 dhe ndërtesën me sip.1686 m2, në vlerën 900.000 lekë. Kjo vlerë shitjeje është shumë herë më e ulët se sa ka rezultuar nga një vlerësim i saj, i bërë nga vetë familjarët Kajolli, gjatë procesit për marrjen e një kredie. Sipas vlerësimit të realizuar nga ekspertë të zgjedhur prej familjarëve Kajolli, vlera e truallit dhe ndërtesës ishte 450.000 euro.

Po ashtu, Majlinda Çuko rezulton se ka blerë edhe pasurinë pyll, me sip. 580.000 m2, me vlerë 60.000.000 lekë.

Ndërsa, e gjithë pjesa tjetër e pasurisë, e cila llogaritet në rreth 1.5 milionë m2 katrorë pyje e tokë arë, rezulton se është e fituar nga shtetasja Majlinda Çuko (Kajolli) në bazë të akteve të dhurimit.

Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme se kontratat e dhurimit janë të gjithë të kryera në mënyrë fiktive. Këto prona, fillimisht janë përfituar nëpërmjet akteve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nga një person, shtetasi Q.D. Ky person, në veprimet e tij me Agjencinë, është përfaqësuar ligjërisht nga ana e shtetasit Fatmir Kajolli. Pasi ka regjistruar pronat në emrin e tij, shtetasi Q.D. ka kryer veprime shit-blerje me disa persona të tjerë për pjesën më të madhe të pasurisë.

Më tej, si shtetasi Q.D., ashtu edhe blerësit e rinj të këtyre pronave, ia kanë dhuruar të gjithë trojet, pyllin dhe tokën arë, shtetases Majlinda Çuko (Kajolli). Të gjithë veprimet nga vendimet e Agjencisë së Kthimit të Pronave dhe deri tek aktet e dhurimit në favor të Majlinda Çuko, janë kryer në një afat të shkurtër, disa-mujor, në vitin 2010.

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se, edhe për pronat e siguruara në bazë të kontratës së shit-blerjes, familjarët Kajolli nuk kanë pasur të ardhura të ligjshme, të cilat mund të justifikonin blerjen e aseteve. Kompanitë private, të regjistruara në emër të familjarëve Kajolli, kanë siguruar fitime minimale, të cilat nuk plotësojnë vlerën e aseteve të blera.

Në përfundim të hetimit pasuror, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga gjykata konfiskimin e pasurive, të renditura në mënyrë të detajuar, si më poshtë:

I. Pasuri të paluajtshme

1. Truall me sipërfaqe 4500 m2, ndërtesë 1686 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), blerë 900.000 lekë

2. Pjesa e pasurise qe i perket Majlinda Cuko, (Majlinda Cuko nga kjo pasuri zoteron 364.000 m2), blerë 60 milionë lekë

3. Pyll me sipërfaqe 221.670 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

4. Pyll me sipërfaqe 30.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

5. Pyll me sipërfaqe 16.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

6. Tokë pa frut me sipërfaqe 8600 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli) dhuruar.

7. Tokë pa frut me sipërfaqe 24.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

8. Tokë pa frut me sipërfaqe 14.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

9. Tokë pa frut me sipërfaqe 24.000 m2, në emër të Majlinda Çuko (Kajolli), dhuruar.

10. Tokë pa frut me sipërfaqe 89.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

11. Tokë pa frut me sipërfaqe 12.500 m2, në emër të Majlinda Cuko(Kajolli), dhuruar.

12. Tokë arë me sipërfaqe 9000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

13. Tokë pa frut me sipërfaqe 4500 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

14. Pyll me sipërfaqe 207.700 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

15. Arë me sipërfaqe 72.200 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

16. Arë me sipërfaqe 54.200 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

17. Tokë arë me sipërfaqe 3.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

18. Tokë pyll me sipërfaqe 90.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

19. Tokë pyll me sipërfaqe 11.440 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

20. Tokë pa frut me sipërfaqe 11.440 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

21. Tokë pa frut me sipërfaqe 1.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

22. Tokë inproduktive me sipërfaqe 840.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

23. Toke pa frut me siperfaqe 67000 m2 ne pronesi te Majlinda Minella Cuko (Kajolli), dhuruar.

II. Pasuri të luajtshme

1. Shoqeria “Citadella” sh.p.k, me NIPT K42611404J, e rregjistruar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane me nr.30975 vendimi, dat 10.02.2004, kapitali 100.000.

2. Shoqeria “ABA 2011” sh.p.k, me NIPT L12526403C, e rregjistruar ne QKR, kapital 100.000.

3. Pjesen qe i takon shtetasit Florim Kajolli ne shoqerine “INTERNATIONAL PARKING 2011” sh.pk, me NIPT L13222401F, e rregjistruar ne QKR.

Previous Post

Nis në Kavajë, gjimnazistët në protestë

Next Post

Mblidhet urgjent grupi parlamentar i opozitës

admin

admin

Next Post
Mblidhet urgjent grupi parlamentar i opozitës

Mblidhet urgjent grupi parlamentar i opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.