“Institucioni i Presidentit të Republikës përgënjeshtron të gjitha lajmet që përcillen si informacione me burim nga Presidenca për kohën dhe axhendën e takimit midis Kryeministrit dhe Liderit të Opozitës. Sqarojmë opinionin publik se nuk ka asnjë informacion të shpërndarë për median. Presidenti i Republikës vijon kontaktet dhe çdo vendim do t’i bëhet me dije opinionit publik zyrtarisht dhe me transparencë”, ka reaguar zyrtarisht sonte Presidenca.











