Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Dhimitër Çelaj, 35 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e shtetasit Dhimitë Çelaj, pasi ditën e djeshme në fshatin Kotë, ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) bashkëfshatarin e tij shtetasin D.M., 49 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, neni 88 i Kodit Penal.












