Kjo është Bruna Aliajt, 50-vjeçares së cilës i vunë tritol në automjetin e saj tip “Smart” ditën e djeshme.
Aliaj e kishte parkuar mjetin e saj pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Policia tha se në mjetin e saj ishin vendosur 100 gramë tritol.
Deri më tani janë duke u hetuar mosmarrëveshjet e saj me ish-bashkëshortin. Mësohet se Aliaj ka një djalë që jeton në Londër
Ajo është marrë ditën e sotme në pyetje nga policia dhe ka thënë se nuk ka asnjë konflikt përveçse me ish-bashkëshortin.











