Pamje të rralla nga një aksident në Kurbin.
Në foto shihen zjarrfikësit që nxjerrin nga mjeti një të plagosur.
Për afro një orë punonjësit e PMZSH në Kurbin kanë sharruar pjesët e autoveturës ku ndodhej i plagosuri, i cili luftonte me jetën.
Nga ky aksident u plagosën pesë persona, fatmirësisht pa humbje të jetëve.















