Një shkodran e ka mësuar që është kandidat për deputet pas pas publikimit të listave me emrat e për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Paulin Maçaj është një emër i njohur për mediat, pasi ai u bë i njohur në protestat e përmbytjeve pas vitit 2010 në Shkodër.
Edhe pse ai ka qenë për bojkot të zgjedhjeve duke kërkuar zgjedhje të lira, Paulin Maçaj e ka gjetur veten në listat e kandidatëve në partinë e APD.
Menjëherë pasi ka marrë vesh diçka të tillë, Maçaj ka shkuar në KQZ, në Tiranë dhe ka dhënë dorëheqjen nga kandidimi, shkruan Gsh.al.












