Karabinierët e Firences vunë në pranga pjesëtarë të një bande që importonte kokainë nga Holanda në Itali.
Të paktën 9 persona u arrestuan në provincat e Firences, Lucca, Prato dhe Napoli, gjatë operacionit të madh policor ku morën pjesë më shumë se 100 efektivë.
Sipas mediave italiane, kreu në krye të organizatës që merrej me trafikun e drogës, ishte një familje shqiptare, me banim prej kohësh në provincën e Firences.











