Nje person është mbytur sot në lumin Erzen njofton policia. Shtetasi me inicialet Q.Ç 73 vjecar, banues në Pinet, është mbytur në fshatin Pinet, Ndroq, poshtë urës së Zajës.
Burimet e Policise bejne me dije se ai ka hyrë për t’u larë në lumin Erzen dhe nuk ka dale i gjalle prej andej.
Mesohet se i moshuari vuante nga probleme mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.











