Një i ri shqiptar që e kishte mbushur portobagazhin e mjetit plot me drogë, që u arrestua në Greqi.
Makina e drejtuar nga 26-vjeçari u ndalua për kontroll në Kallpaqi, rreth 20 km nga Kakavija.
Në sedilet e pasme dhe në portbagazh u gjetën 13 thasë plasmasi, brenda të cilave kishte 101,5 kg kanabis.
Policia thotë se mjeti u ndalua për kontroll, pasi kishte marrë sinjalizime që dyshohej për trafik droge.
Të arrestuarit pritet t’i komunikohet akuza nga prokuroria e Janinës, ndërkohë që departamenti antidrogë po në Janinë, vazhdon hetimet.











