Një makinë me 101 kg marihuanë është ndalur sot nga policia kufitare.
Ngjarja ka ndodhur në kufirin greko-shqiptar Kallpaq-Janinë.
Nga kontrolli i automjetit është gjetur droga në bagazh dhe në sediljet e pasme.
Menjëherë është arrestuar shoferi 26 vjeçar me origjinë shqiptare, i cili po transportonte drogën jashtë Shqipërisë.
Nga verifikimet e bëra mjeti rezulton i marrë me qera në Greqi.
Ndërkohë policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e detajeve.
DRONI.AL












