Policia italiane ka zbadhur detaje të reja mbi vrasjen e shqiptarit Gasper Reci, 2 ditë më parë në Romë të Italisë.
Vrasja e tij ka qënë një ekzekutim i vërtëtë i përgatitur më parë nga autorët e krimit. Një plan vrasje për të mos i lënë viktimës asnjë mundësi shpëtimi.
Mbi këtë pikë janë bazuar dhe hetimet e policisë së Romës për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Forcat e rendit kanë kontrolluar imtësisht banesën e Gasper Recit ku ka gjetur rreth 100 mijë euro cash. Mbi këtë shumë parash kanë nisur gjithashtu hetimet e Policisë.
43 vjecari Gasper Reci ishte i skeduar nga autoritetet italiane mbi krime të lidhura me trafikun e drogës e zhvatje të dhunshme.
Shqiptari u ekzekutua mjaft pranë banesës dhe ka qënë vajza e tij e cila ka dhënë alarmin pasi pas të shtënave ka parë nga dritarja trupin e babait të saj të shtrirë përdhe nga plumbat.
Shqiptari ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.











