Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka rënë dakord me propozimin e Ilir Metës për President. Deputetët e PS kanë rënë dakord sot në mbledhjen e cila zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.
Një ditë më parë kryesia e kësaj partie vendosi unanimisht mbështetjen e Ilir Metës për President.
LSI i propozoi PS dy kandidatura Ilir Metën dhe Petrit Vasilin.











