Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta rrëfeu sot nëse kishte marrë një urim nga ish-Presidenti Berisha pas votimit të tij në Parlament. Meta tha se Berisha ende nuk e ka uruar. Megjithatë ai tha se beson te eksperienca e tij për tejkalimin e situatës politike.
“Tani ju e dini që unë e kam dobësi”, tha Meta kur u pyet për Berishën. “Shpresoj shumë te eksperienca e tij për përmirësimin e kësaj situate politike që po kalojmë”, tha Meta.
Ai u pyet edhe per listat e kandidateve te zgjedhjeve dhe tha se eshte ende heret per te folur per nje gje te tille.
Me zgjedhjen e Metës President, është arritur edhe marrëveshja mes Ramës dhe Metës që LSI të futet në zgjedhje pavarësisht vendimit të opozitës.












