Rreth 30 naftëtarë të rafinerisë së Fierit janë ngjitur në kullat e Rafinerisë së Ballshit. Ata protestojnë kundër vendimit për t’i transferuar në uzinën e Ballshit. Naftëtarët këtë vendim e vlerësojnë si mashtrim nga ana e përfaqësuesve të kompanisë.
Shumë nga protestuesit janë ngjitur në lartësi dhe kërkojnë të takohen me drejtuesit e kompanisë për të biseduar rreth kësaj çështje.
Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë dhe më parë për të kërkuar rrogat e prapambetura si dhe statusin e tyre.











