Ka përfundua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. E kërkuar prej kreut të Grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, Konferenca u mblodh dhe vendosi që raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit, të zhvillohet në seancën e nesërme të Kuvendit, të thirrur në orën 17.00.
Ndërsa janë djegur tre raunde, ku presidenti zgjidhje me 84 vota, në dy raundet e fundit, njëri prej të cilëve është lajmëruar për nesër, parashikojnë zgjedhjen e Presidentit me votim 70 + 1 vota.
Por edhe për raundin e katërt, ende nuk ka dalë ndonjë emër i mundshëm, kandidatit për president.
DRONI.al











