Një ushtar nga Korça tentuar t’i japë fund jetës mëngjesin e sotëm.
Sipas burimeve të policisë, 28-vjeçari Erald Seiti, nga fshati Goskovë i Korçës nuk e ka duruar dot dhimbjen që i ka shkaktuar ndarja me të dashurën, kështu që piu fostoksinë në kushte të rënduara psikologjike.
Ndërsa nuk dihen ende shkaqet pse është ndarë nga e dashura, me të cilën duket se i ka fshirë fotot edhe në rrjetin social Facebook, atje ku shfaqet edhe me uniformë ushtarake.
I riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ndërkohë që gjendja e tij paraqitet e rëndë.
Policia e Korçës po heton për ngjarjen.












