Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta janë takuar në Vilën 30 për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit të ri.
Edi Rama “e ka mbajtur frymën” në këtë takim, pasi u kthye nga një takim elektoral në Kavajë, ku ishte veshur me tuta e uniformë sportive, për të takuar kandidatin për President.
Kandidati i propozuar së fundmi për president është Ilir Meta. LSI mblodhi firmat dhe vendosi që Meta të jetë kandidati nga LSI për President.
Nesër është raundi i katër për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.












