Nga Sokol Terihati
Sokol Terihati
– E pe Komandantin tonë si kujdeset për njerëzit e thjeshtë? –
i tha Zequa komshiut të tij demokrat…E pe në spital si e përqafonte atë gruan që desh i vdiq burri ngaqë bllokuat ju rrugën. –
vazhdoi Zequa.
– E pashë e pashë –
i tha Arif demokrati duke dredhur cigaren… Po atë burrin që ishte duke vdekur nuk e pashë… Ti Zeqo e pe gjë…?!
“Ore mirë e ka ky malukati, ku ishte ai burri, përse vajti Komandanti ynë në spital…”,
mendoi Zeqo mavria dhe u largua me lezet…











