Pak orë para nisjes së takimit të thirrur nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta me partitë politike parlamentare, ai ka shpërndarë një postim përmes këshilltarit të tij për mediat, Emiljano Aleksi.”Vendi nuk ka nevojë për monolog, por për dialog. Duhet negocim e jo konflikt”, thuhet në mesazh.
Ky është i dyti që është publikuar sot prej tij. Në orët e mesditës kur thirri tryezën, vendimi u shoqërua me një koment tjetër.
“Politika jonë duhet të mësohet se ; në kryqëzimet më të rëndësishme të vendimarrjeve politike, nuk ka asnjë tabelë treguese. Ndaj, nga eksperienca e vendimeve të gabuara është KOHA të marrim vendime të drejta për të pasur rrugët e hapura..!”.
Të dy komentet lidhen me krizën politike në vend dhe ndërkaq edhe me pozicionin shumë delikat që ka zënë LSI mes PD dhe PS, duke u lëkundur mjaftueshëm për të mos pasur guximin për të marrë një vendim përfundimtar dhe të prerë në lidhje me krizën dhe mjetet për daljen prej saj.DRONI.al











