Një aksident me vdekje ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lushnjës pranë ish-fabrikës së Plastmasit.
Motorçikleta e postës është përplasur me një automjet. Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i motorit e punonjësi i postës, Ersuel Kamxhiu.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.











