Ka përfunduar takimi i dy negociatorëve David McAllister dhe Knut Fleckenstain me dy aleatët e mazhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta. Në takim merrnin pjesë edhe Gramoz Ruci, Taulant balla si dhe Petrit Vasili dhe Luan Rama.
Dy negociatorët lanë ambientet e Kryesisë së Kuvendit, pas më se një orë takim, për të vazhduar axhentën e tyre me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Nuk pati komente nga ana e dy negociatorëve evropianë, ndërsa mësohet se kanë propozuar një marrëveshje.











