Pas dështimit të negociatave, eurodeputetët David McAllister, Knut Fleckenstein dhe ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin darkuan në një restorant në Tiranë.
Në përfundim, raportuesi i PE për Shqipërinë Knut Fleckenstein deklaroi për gazetarët se tashmë nuk do të ketë më negociata.
“Nuk do të ketë më negociata. Politikanët po përballen me sfida të mëdha. Njoh shumë vende në Europë që ju mbështesin”, u shpreh Fleckenstein.











